Lajme Javore

Informohu i pari

Me taksat e shqiptarëve, kaq paguhen deputetët shqiptarë çdo muaj

Deputet shqiptarë shpesh herë janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të bëmave të tyre. I fundit ishte deputeti don zhuan Papa, i cili kur kishte lekë ‘fëmrat pranë tij pinën më shumë uiski se sa ujë’.

Por të gjithë jemi kuriozë të dimë se sa është paga e një deputeti. Së fundmi është zbardhur borderoja e Kuvendit.

Paga që merr një deputeti shqiptar fillon në 156 mijë lekë, por këtu nuk llogariten përfitimet e tjera finaciare që ata marrin.

Këtu përfshihet nafta, faturat e paguara të telefonit dhe dieta të ndryshme. Borderoja është publikuar nga ‘tirananews.al’.

Por këta deputetë nuk ka të mira finaciare vetëm për sa kohë kanë mandatin. Pasi ata përfitojnë trajtime deri në 3 vite pasi humbur ose dorëzuar mandatin e deputetit.

Në ligjin e trajtimit financiar parashikohen dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.