Me simbolin e shqiponjës stampuar, Marin Mema dhuron 6000 maska për shqiptarët
Gazetari i mirënjohur Marin Mema është bërë nismëtari i një vepre të çmuar ditën e sotme.
Ai ka mbledhur një grup të rinjsh dhe ka bërë shpërndarjen falas të 6000 maskave në zona të ndryshme të kryeqytetit si në sheshin Skënderbej, sheshin Willson, Zog të Zi etj.
E veçanta e nismës është se në maskat e dhuruara është stampuar simboli i shqiponjës dhe flamurit shqiptar.
E gjitha kjo për të treguar se vetëm duke qëndruar “të bashkuar” mund të mposhtim këtë pandemi.
Mesazhi i Marin Memës:
Përballja me Covid 19 na tregoi se duhet të ishim të gjithë të bashkuar, përndryshe mund të na mundte…
Kjo sfidë gjithësesi s’duhet të na largojë nga vlerat, ndaj zgjodhëm që objektin më të kërkuar të momentit ta personalizojmë me simbolin më të çmuar kombëtar, flamurin tonë!
Forca Shqipëri!
Nga sot në orën 12:30 maskat i merrni dhuratë pranë vendndodhjeve të mëposhtme: Kjo do të vazhdojë për disa ditë ku grupet do të qëndrojnë për rreth 30 minuta në këto pika në Tiranë.
Sheshi Skënderbej
Sheshi Willson
Vasil Shanto
Kryqëzimi pranë QSUT Zogu i Zi
Shpresoj që shumë shpejt të jemi edhe në qytetet e tjera.