Lajme Javore

Informohu i pari

Më parë nuk shiheshin me sy/ Nga Mona e Likes, te Grida Duma: Ja si i ndryshoi leku i madh politikanet shqiptare

Grida Duma, kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Kavajës këto zgjedhje mund të jetë nga politikanet që ka ndryshuar më shumë ngjyrën e flokëve që nga hyrja e saj në politikë. Ajo ka kaluar në të gjitha ngjyrat nga më e errta, tek biondja dhe së fundmi ka bërë ndryshimin e guximshëm duke kaluar te ngjyra e kuqerremtë. Asaj që Grida I ka qëndruar besnike është krehja voluminoze me onde të mëdha.

Albana Vokshi një tjetër kandidate për deputete e Partisë Demokratikenë qarkun e Tiranës që ka vendosur të ndryshoi ngjyrën e flokëve duke lënë pas bionden platin, ngjyrë ë cila I dha dhe nofkën ‘si Pamela Anderson’ . Ajo ka bërë ndryshimin drastik dhe ka braktisur flokët e drejta bionde për tu shfaqur së fundmi me flokë të valëzuara ngjyrë karamel.

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes për Integrim është një tjetër emër që gjatë viteve ka ndryshuar shumë pamjen e saj. Fillimisht me ngjyrën por pasi u përqëndruar te biondja ka eksperimentuar dhe me modeli. Gjatë gjithe fushatës ajo ështe paraqitur me prerjen shkurt pas veshit, të quajtur ‘Bob cut’.

Një tjetër figurë historike e demokraëve por tashmë me një parti të re, Lëvizjen per Ndryshim, Jozefina Topalli ka vendosur të errësojë ngjyrën e flokëve më shumë gjatë kësaj fushate. Ajo ka qënë gjithmonë në nuancat e errëta por vihet re një qasje më e madhe drejt të zezës.

Brisida Shehaj e njohur si drejtoresha më e komentuar e tatimeve, dikur në rradhët e Partise Socialiste, sot candidate për deputete në qarkun e Tiranës për Lëvizjen per Integrim është shfaqur shpesh e shkujdesur në publik në lidhje me dukjen e saj. Kjo gjë ka ndryshuar pas kandidaturës për deputete madje Brisida ka vendosur të fshi dhe postimet e vjetra në rrjetin social Instagram.

Jorida Tabaku gjithashtu e në rradhët e Partisë Demokratike ka vendosur të cceli ngjyrën e flokëve duke u bërë më bionde gjatë kësaj fushate dinamike. Ajo I qëndron të njëjtit model flokësh të drejta me vijë në mes prej vitesh.

Listës i mungojnë kandidatet për deputete të Partisë Socialste, të cilat kane vendosur mos të ndryshojnë shumë gjatë kësaj fushate elektorale.

Një shprehje e Coco Chanel thotë: “A woman ëho change her hair is about to change her life”– “Një grua që ndryshon flokët e saj është gai të ndryshojë jetën e saj”.

A po na lajmërojnë përfaqësueset e opozitës që janë gati më shumë se kurrë për të ndryshuar jetët e tyre dhe për rrjedhojë dhe të tonat?

Epo këtë do ta konfirmojmë në 26 Prill.