Lajme Javore

Informohu i pari

“Më duket sikur kam 300 vjet në karantinë”, 17-vjeçarja i jep fund jetës

Familja e një këngëtareje të re e të talentuar është shka tërruar pasi mësuan se vajza e tyre vr au veten për shkak se nuk duroi më izolimin prej koronavirusit.

Familja ka treguar se vajza është vetëvr arë pasi 3 muaj izolim për të ishin si 300 vjet.

Beth Palmer, 17 vjeçe, nga Sale në Greater Manchester, studionte muzikë dhe kishte një reputacion në rritje si një këngëtare e talentuar, por familja e saj thonë se ajo u fiksua se bllokimi aktual prej pandemisë nuk do mbaronte kurrë më.

Studentja u gjet e vde kur në shtëpinë e saj, pas izolimit për shkak të shpë rthimit të Covid-19.

Familja e saj e shkatërruar thotë se nuk kishte asnjë indikacion që ajo po lu ftonte me shëndetin e saj mendor, përveç asaj që ajo do të shprehte trishtim dhe zhgënjim për shkak se nuk mund të shihte miq ose të shkonte në kolegj.

Dhe ata folën për tra gjedinë për të paralajmëruar prindërit e tjerë se fëmijët e tyre do të përballen me ditë të errëta gjatë këtyre kohërave të pasigurta.

Babai i Bathit, Mike Palmer tha:

Nuk kam dyshim se bllokimi ka luajtur një rol të madh në vde kjen e Beth. Ajo nuk mundi të mbaronte kolegjin, nuk mund të dilte dhe të shihte miqtë e saj. Ajo ndjeu sikur kjo mbyllje tre-mujore do zgjaste vite.