Me barkun jashtë, Albani nxjerr fotot e papublikuara, Miriami i bën namin
Alban Skënderaj vazhdon të publikojë foto pa lejen e Miriamit. Këngëtari gjatë këtyre ditëve ka hapur arkivat dhe po poston në faqjen e tij në Instagram fotot e viteve më parë. Pas fotos ku ai dhe Miriami shfaqeshin duke bërë fytyra qesharake, këtë herë Albani ka postuar një foto nga koha kur barku jashtë ishte në modë.
“2007 – kur ishte moda e barkut jashte”, shkruan Albani duke treguar se postimi është bërë “direkt nga bodrumi pa leje”.
Në hapësirën e komenteve dallon komenti i Miriamit e cila i shkruan bashkëshortit: “Uaaaa prape ti? Thashe ku je futur”.