Lajme Javore

Informohu i pari

Mbyllet Gjy kata e Apelit në këtë qytet të Shqipërisë/ Konfirmohet një rast me koronavirus

Covid-19 vijon të prekë institucionet në vend. Ditën e sotme është mbyllur gj  ykata e Apelit në Vlorë.

Shkak për mbylljen është bërë pasi është konfirmuar pozitiv me koronavirus një punonjës në këtë institucion.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pritet përgjigje e testit edhe për tre punonjës të tjerë të dyshuar në gjykatën e Apelit.

Gjykata pritet të qëndrojë e mbyllur deri në datë 31 gusht. Po ashtu, është mbyllur edhe një pjesë e institucionit të AKU në Vlorë. Kati i dytë i AKU është mbyllur për shkak të rasteve të konfirmuar me Covid -19. Numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-9 vijon të jetë i lartë në vend.Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 120 raste të reja dhe 3 hum  bje jete në dy sp  italet Covid.