“Mblidheni mendjen top”, Rama-shqiptarëve: Deri në daljen e vaksinës s’duhet të shkelni në shtëpitë e njëri-tjetrit!
Kryeministri Edi Rama doli sërish pasditen e sotme në “Facebook”, ashtu siç e ka bërë zakon këto javët e fundit, duke zbuluar urdhra të rinj çdo ditë, por edhe duke u tallur me qytetarët që i shprehin shqetësimet dhe hallet e tyre në komente.
Së fundmi, Rama tha sot se qytetarët duhet të mbledhin mendjen top se jeta nuk do të jetë më si më parë derisa të krijohet dhe testohet me sukses te njerëzimt ‘vaksina anti Covid-19’.
Rama paralajmëroi shqiptarët që të mos shkelin më në shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur koronavirusi.
Po ashtu, kreu i qeverisë nuk harroi pa u krekosur para shqiptarëve duke thënë se ne jemi deri më tani në listën e vendeve më të suksesshme në lu ftën ndaj Covid-19.
Ai tha:
Faza dy e strategjisë tonë të lu ftës me këtë armik nuk ndryshon shumë me vendet e tjera, por qasja jonë në këtë fazë do të jetë pak më ndryshe. Do të filloj nga Pse-ja! Ne jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë përsëri, prandaj mblidheni mendjen top se deri kur të dalë vaksina do të jemi në çdo moment të vëmendshëm si shoqëri të mos goditemi. Deri në daljen e vaksinës normaliteti i ri nuk do të ngjajë me atë të mëparshmin. Ne nuk duhet të shkelim në shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur më parë ky armik. Ne do të përdorim një taktikë të copëtimit të valës së armikut në fazën e dytë. Do të hapemi me kujdes dhe do të hapemi kudo, por jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Ne hymë në grupin e vendeve më të sukseshme aktualisht.