“Mbledh 20 lekesha te vjetër!”/ Historia e tri shtë pas fotos së invalidit me buqetë do ju thyejë zemrën
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, foto të shumta ku burrat mbanin në duar lule për t’ia dhuruar bashkëshorteve apo nënave të tyre, kanë mbërritur në redaksinë tonë.
Njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe jo pa shkak.
Ajo që e dallonte nga fotot e tjera dhe e bënte të veçantë këtë shkrepje, ishte se burri që mbante në duar buqetën me lule, ecte me një shkop invalidi. Me një trup nën mesatar nën peshë, ai kapi vëmendjen jo vetëm të kalimtarëve që realizuan shkrepjen, por edhe të ndjekësve të shumtë të JOQ Albania, të cilët e komentuan tejet pozitivisht.
Historia pas kësaj fotoje, mund t’ju mbushë sytë me lot nëse jeni tip emocional…
Pas publikimit, bashkëshortja e zotërisë së Quajtur Servet Dunicari, kontaktoi me stafin e JOQ Albania për të rrëfyer sakrificën e bashkëshortit të saj në këtë ditë të veçantë për të…
Ajo rrëfen se jo vetëm i shoqi, por edhe ajo janë invalidë dhe jetojnë vetëm me pensionin e invaliditetit. Teksa rrëfen sakrificën e tij, megjithëse të varfër, ai mbledh 20 lekësha për t’i bërë asaj një buqetë dhe për ta gëzuar në festa të tilla.
Ndër të tjera, tejet e prekur ajo thotë:
Pershendetje JOQ, burri ne foto eshte bashkëshorti im. Jemi te dy invalita. I mbledh burri leket 200 lekesha te vjetra dhe te gjitha festat me dhuron lule. Ishalla Zoti ben mrekulli per ne… Ju falënderoj shume ju. O Zot o Zot a jemi ne ëndërr. Mbrem pashe Ardit Gjebrean dhe sikur kerceja vallzim ne ender i thash burrit se cfar parandjenje kam ishalla o Zot bej mrekulli, na ndihmoni ju lutemi…
Kur stafi ynë i kërkoi një numër llogarie, ata u shprehën me sinqeritet:
Po ku kemi lek neve ku te ncjer nje nr llogarie cfar bange…
Çifti i moshuar jetojnë në Tiranë tek Xhamlliku. Për të kontaktuar dhe për t’i ndihmuar sado pak mund të kontaktoni në numrin 0688858608.
Le të bëjmë dikë të lumtur sot…