Lajme Javore

Informohu i pari

Marina nënë për herë të parë/ Luana fluturon nga gëzimi: Tezja më e lumtur në botë

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë, sipas burimeve të VipMagazine.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Nuk mund të mungonte një reagim nga tezja e vajzës, moderatorja Luana Vjollca.

“Ndjesia më e mirë në botë.”

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’. Mezi po te presim picirukja jone😍,- shkruan Marina.

Luana me siguri e ka për ardhjen në jetë të mbesës së saj.

Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj,

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’. Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.