Lajme Javore

Informohu i pari

Maqedoni e Veriut/ Shuhen 2 persona nga koronavirusi në Kumanovë

Edhe Maqedonia e Veriut është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Një lajm i rëndë është raportuar nga Kumanova.

E ditur është bërë se në Kumanovë kanë hum bur j etën dy persona si pasojë e koronavirusit. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në televizionin Telma.

Ai ka deklaruar:

Para emisioni mora informacionin nga Qendra për Shëndet Publik se kemi edhe dy persona të vde kur nga Kumanova.
Edhe në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.

Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i atyre që kanë hum bur je tën nga koronavirusi është shumë i madh.