Lajme Javore

Informohu i pari

Manastirliu: Po testohen 14 të afërmit e 2 të infektuarve me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se po kryhet testimi për 14 persona të cilët kanë pasur kontakte me dy personat e infektuar nga koronavirus. Manastirliu njoftoi se gjithsej janë testuar deri më tani 65 raste, ku vetëm 2 kanë dalë pozitivë.

“Deri më tani janë testuar 65 raste, në laboratorin e virologjisë në ISHP. prej të cilëve 2 kanë rezultuar pozitiv. Në proces testimi janë 14 raste, që i përkasin kryesisht kontakteve të ngushta të rasteve që janë identifikuar pozitivë. Sikurse kemi bërë deri më tani, me transparencë do t’ju informojmë për çdo hap, vendim që do marrim dhe për çdo informacion”, njoftoi ministrja.