Lajme Javore

Informohu i pari

Manastirliu: Ja data fikse kur do të hapen plazhet për të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se plazhet do të hapen për hotelet me datë 1 Qershor, ndërsa ka zbuluar dhe datën fikse për pjesën tjetër. Plazhet publike do të hapen për të gjithë me datë 6 Qershor.

Plazhet do të hapen sipas protokolleve të sigurisë, duke shmangur grumbullimet pra duke ruajtur distancën fizike si dhe duke ruajtur higjienën personale. Distanca e çadrave do të jetë 3.5 metër, do të ketë dy shezlongë por mund të ketë dhe çadrat pa shelzongë. Protokolli i plotë do të dalë nga data 1 Qershor, siç ka lajmëruar dhe ministrja.