Lajme Javore

Informohu i pari

Mami Arbana qenka mbushur me dhurata/ Ja kush ja ka bërë më të bukurën për lindjen e Diellit

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë vetëm dy ditë më parë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell. Pas lindjes Arbana është mbuluar me dhurata nga miqtë e saj.

Moderatorja ka zbuluar një pjesë prej tyre me anë të postimeve në Instastory, ku shihet se Xhemi i ka dhuruar një byrzylyk me simbolin e diellit bazuar tek emri që i kanë vendosur djalit. Arbana ka marrë buqetë me lule nga presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, shoqëruar me një pusullë ku shkruhet: “Me jetë të gjatë djali! Përqafime Vjollca Hoxha”.

Një buqetë me trëndafila të bardhë, Arbana ka marrë edhe nga miqtë e saj, Eraldo Rexho dhe Fatmira Nikolli.