Mamaja e binjakëve humb jetën nga Koronavirusi edhe pse nuk kishte probleme shëndetësore
Një nënë e dy djemve binjakë gjashtë vjeç, ka humbur jetën nga koronavirusi pasi iu nënshtrua sëmundjes vde kjeprurëse, pavarësisht se nuk kishte kushte themelore shëndetësore.
Caroline Saunby vd iq pasi fillimisht u sëmur dhe u rrëzua në shtëpi para se të dërgohej në spitalin e Universitetit James Cook në Middlesbrough nga një ambulancë ajrore.
Familja e nënës 48-vjeçares thotë se simptomat u përkeqësuan dhe Caroline u mundua shpejt të merrte frymë para se më vonë të humbiste betejën e saj me infeksionin.
Zonja Saunby, e cila ndërroi jetë të Dielën, pasi tregoi shenja të sëmundjes të enjten e kaluar, lë pas dy djemtë e saj binjakë Joseph dhe Elliot dhe burrin e pikëlluar Vic.
Tani motra e saj binjake, Sarah Jarvis ka folur në një përpjekje për të inkurajuar të tjerët të marrin seriozisht kërcënimin e koronavirusit dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme paraprake siç përcaktohen nga qeveria.
Besohet se zonja Saunby, e cila nuk kishte probleme shëndetësore paraprake, vuri re siklet dhe ajo u sëmur të enjten me tingëllimë të dyshuar pasi zhvilloi një dhimbje të fytit.
Megjithatë simptomat e saj u përkeqësuan gjatë fundjavës dhe ajo e gjeti veten duke luftuar sëmundjen dhe vështirësi të merrte frymë, para se të binte në shtëpinë e familjes së saj.
Në një postim në Facebook, motra e Caroline shtoi:
Jetët tona janë shkatërruar përgjithmonë nga ky virus i tmerrshëm që njerëzit ende nuk po e marrin seriozisht sa duhet. Caroline ishte 48 vjeç, e aftë dhe e shëndetshme pa kushte ekzistuese dhe ajo u largua nga ne në katër ditë. Kur do të fillojnë njerëzit ta marrin këtë me aq seriozitet sa duhet? Ajo ishte thjesht person besnik, bujare, e sjellshëme dhe më vetëmohuese që do të takoje ndonjëherë. Ngushëllimi im i vetëm është të di se ajo i arriti qëllimet e saja më të mëdha në jetë duke përmbushur dashurinë e jetës së saj dhe duke u martuar dhe pasur djemtë e saj të bukur.
Sarah përshkroi dhimbjet shtesë që tani familja Saunby duhet të vuajnë, pasi ato duhet të qëndrojnë në izolim për shkak të masave të sigurisë përreth virusit dhe si rezultat nuk janë në gjendje të mbajnë zi së bashku.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania