Lajme Javore

Informohu i pari

Macron flet me Putinin/ Ai nuk ndalet, më e keqja nuk ka ardhur akoma…

Gjatë bisedimeve të fundit, në një telefonatë rreth 90-të minutëshe, presidenti rus është shprehur tek homologu i tij, Emmanuel Macron se do të vijojë oper acionet luft arake në Ukrainë.

“Kjo bisedë fatkeqësisht ishte për të dëgjuar presidentin Putin teksa më thoshte se do të vazhdojë me ndërhyrjet luft arake për t’i shkuar gjer në fund synimit të tij.”- thotë Macron referuar burimeve për Élysée.

Biseda mes tyre u bë për të sheshuar çdo keqkuptim që ka mes Rusisë dhe Francës, si dhe për t’i kërkuar një zgjidhje diplomatike në lidhje me kr izën në Ukrainë.

“Kjo bisedë u bë gjithashtu për t’i treguar Putin-it sesi e shohim ne në të vërtetë l uftën që po ndodh dhe se besojmë që pasojat do t’i vuajë Rusia për një periudhë afatgjatë.

Po të njëjtat burime thonë se presidenti francez është shprehur pas bisedës me Putin se “më e keqja s’ka ardhur ende”.

“Pa dashur të bëjmë një parashikim, ne duhet të presim që më e keqja s’ka ardhur akoma.”