Lajme Javore

Informohu i pari

Lum mami që e ka/ Ky 2-vjeçar di të lexojë, shkruajë dhe të zgjidhë ushtrime matematikore





Aaiah Anderson mund të jetë vetëm dy vjeç, por ai di të shkruajë, të numërojë në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, tabelën e shumëzimit dhe zgjidhjen e problemeve matematikore.

Gjeniu gjithashtu ka mësuar si të numëroje deri në 40 në japonisht brenda 24 orëve.

Mamaja krenare Jazelle, 30 vjeç, nga Londra Jugperëndimore, thotë për Mirror se Isaia ka qenë në gjendje të marrë informacione të reja jashtëzakonisht lehtë që kur ishte pesë muajsh.

Nëna e djalit të vogël tregon se një ditë ia kishte lënë telefonin dhe rastësisht në Youtube i doli një video ku ishte numërimi në gjuhën japoneze.

“Ai e dëgjoi atë një herë dhe u fiksua. Kërkoi ta shikonte përsëri, pastaj e dëgjova që po numëronte në japonisht. E dija që ai ishte i prirur për të mësuar gjuhë të huaja dhe i tregova një video në spanjisht. Ai e pëlqeu shumë si gjuhë dhe filloi ta studionte çdo ditë. Madje ai ka mësuar të numërojë japonisht. Pasi i mësoi numërimin deri në 10, ishte shumë e lehtë të mësonte numërimin më tutje. Numrat japonezë ndjekin një model logjik, me disa përjashtime”, është shprehur e ëma.

Kur Isaia ishte vetëm katër muajsh, Jazelle e ktheu shtëpinë e saj në një mjedis ku shihje vetëm ushtrime matematikore, shkrim-lexim në mënyrë që Isaia të përfitonte nga ana vizuale.

Kur Isaia ishte tetë muajsh, Jazelle i bënte pyetje, ‘ku është shkronja H apo S?’, dhe Isaia ia tregonte shenjat saktë.

Isaia kënaqet kur shikon numra para tij dhe i pëlqen të praktikojë vetëm; ai ka dërrasa të bardha dhe stilolapsa për të praktikuar shkrimin e numrave çdo ditë. Prindërit e tjerë nuk i besuan aftësive të Isaisë, kështu që Jazelle filloi të filmojë mësimin e tij dhe ta ndante atë në Instagram.

Ne jemi aktualisht në kërkim të një psikologu edukativ për të vlerësuar Isaian pasi ne besojmë se ai është një fëmijë me potencial të lartë dhe mund të jetë i talentuar”, është shprehur Jazelle. /tvklan.a