Lajme Javore

Informohu i pari

Lotët lumë në Big Brother/ Sabiani merr një super surpizë emocionuese nga fëmijët e tij

Dita e sotme ka qenë “ditë lotësh” në shtëpinë e “Big Brother VIP”! Fillimisht ishte largimi i Fifit, që preku të gjithë banorët, të cilët e përcollën mes lotësh.

Ndërkohë, ata janë përlotur sërish, por këtë herë ishin lot gëzimi, nga një surprizë emocionuese për një prej banorëve.

Një bluzë erdhi me dron, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, si një dhuratë dhe njëkohësisht mesazh inkurajues nga fëmijët për Sabianin.

“Forca jote më e madhe, po të ndjekim në çdo second, vazhdo kështu babi. Të duam”, ishte shkruar mbi bluzë, fjalë që e emocionuan pa fund këngëtarin, që u përlot.

Veç tij u përlotën edhe banorët e tjerë, Iliri, Antonela, Einxhel, që i qëndruan afër, duke e mbështetur dhe përqafuar.

Kujtojmë, që para pak javësh, vajza dhe djali i Sabianit, erdhën në shtëpi, për të suprizuar të atin, që i ka të dy pikë të dobët, si çdo prind.

Banorët jetojnë të izoluar, në një shtëpi larg kushteve me të cilët ata janë mësuar e sigurisht edhe larg familjarëve, ndaj debatet, malli apo edhe lotët, janë të justifikuara… /News31