Lajme Javore

Informohu i pari

Linda Fishta na tregon receten e petullave ideale : Fantastike per te mirpritur fundjaven

Nga Linda Fishta : Përbërësit për 4/5 persona:

500 g miell.

450 ml ujë i vakët.

25 g maja birre e freskët.

1 lugë e vogël sheqer.

një majë luge kripë.

vaj kikiriku për t’i skuqur ose luledielli.

Përgatitja:

Në një tas, tretim majanë e thërrmuar, sheqerin dhe 3-4 lugë ujë të vakët (e marrim nga sasia që kemi) për 2-3 minuta duke i përzier me lugë.

Në një tas të madh, hedhim miellin, kripën dhe majanë e tretur, bashkë me ujin që na ka mbetur. I përziejmë me forcë me lugë druri për 3-4 minuta, me lëvizje nga poshtë-lart, në mënyrë që brumi të marrë sa më shumë ajër.

E mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë brumin të dyfishojë vëllimin. Në kohë të ngrohtë, mjaftojnë 30-40 minuta, por në dimër, vëreni tasin në furrë, së cilës t’i ndizni vetëm dritën.

Pas kësaj kohe, i skuqim në tenxhere me shumë vaj, duke e hedhur brumin me lugë të vogël, të lagur më parë me vaj ose ujë.

Nuk pinë vaj fare dhe brenda janë gjithë vrima.

Natyrisht, këto jane variant i shpejte por sa me pak maja te përdoret aq me mire është vetëm se duhet te zgjasim kohën që brumi duhet te fryhet.