Lajme Javore

Informohu i pari

Lideri i Cecenisë që Putin e ka si djalin e tij i bën ofertën/ Unë jam gati për ju lëshoj të gjithë üshtrinë dhe ta mbyllim për 1 ose 2 ditë

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të lëshojë të gjithë fuq inë ush tarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe ritullin e Gjen eral-Majorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për të ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Në një audiomesazh për Putin, 45-vjeçari, të cilin Presidenti rus e konsideron si djalin që nuk pati kur rë, dëgjohet të thotë:

“Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh që lu ftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke v dekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.

Mesazhi i tij publik është një shenjë e qartë që Rusia nuk e ka kapërdirë faktin që, kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e pushtimit, nuk është marrë dot as Kievi dhe as Kharkivi, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës. Luftëtarët çeçenë të Kadyrov raportohet të jenë dërguar në Ukrainë për të vrarë Presidentin Zelensky, i cili thuhet se i ka mbijetuar disa atentateve që nga nisja e luftimeve.