Lëkundje tërmeti në Durrës, qytetarët: Kishte zhurmë të frikshme!
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Durrës.
Qytetarë të shumtë nga Durrësi kanë dërguar mesazhe në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehen se kanë ndjerë lëkundje tërmeti.
Ndërkohë, EMSC e ka raportuar tërmetin, por nuk ka të dhëna mbi magnitudën apo epiqendrën e tij.
Po ashtu, qytetarë të shumtë kanë komentuar në aplikacionin e EMSC ku tregojnë se lëkundjet zgjatën 3-4 sekonda dhe janë shoqëruar me zhurmë.
vijon….