Lëkundja nga tërmeti në Shqipëri, vjen reagimi nga Ministria e Mbrojtjes
Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit pak më parë, ka pasur si epiqendër Dërvenin, Fushë- Krujë.
IGJEUM shpjegon se tërmeti ka qenë me Magnitud 3.4 i shkallës Rihter, thellësia 34 km.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se sipas sizmologëve për lëkundjet e fundit që janë ndjerë vazhdimisht në vend deklarojnë se janë pas-lëkundje të tërmetit të madh që ra më 26 nëntor./tch