Leku letër thuaj/ Arjola i bën festë madhështore të bijës për Ditëlindje…
Vajza e Arjola Demirit, Helga, feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 15 vjeç dhe aktorja i ka organizuar një festë përrallore mes miqsh.“Shut up and kiss me (mbylle gojën dhe më puth)”, është slogani i festës, ku nuk kanë munguar tullumbacet, muzika dhe ushqimet e shumëllojshme.
Arjola i ka dedikuar dhe një urim të ndjerë Helgës, teksa ka publikuar një foto të saj. “Gëzuar ditëlindjen dritë e diellit. Faleminderit që je shoqja ime! Faleminderit që ekziston! Mami të adhuron”, ka shkruar ajo.Vajza e madhe ka ditëlindjen, Arjola i bën një festë madhështore të bijës: Mbylle gojën…Vajza e madhe ka ditëlindjen, Arjola i bën një festë madhështore të bijës: Mbylle gojën…Arjola Demiri rrëfeu pak dite me pare në “Wake Up” edhe detaje nga jeta e saj sentimentale e personale. Arjola tha se është në pritje të një mashkulli ideal, por në të vërtetë nuk është gati, për shkak të moshës delikate të fëmijëve të saj,“Jam në pritjen time ideal të vij një mashkull. Nuk ka ardhur princi kaltër. Prej vërteti, nuk jam gati sinqerisht. Nëse do e ndjeja dhe do ishte personi duhur, por fëmijët janë në moshë delikate. Ta kalojnë fazën e adoleshencës”, tha Arjola.