Lajme Javore

Informohu i pari

Lehtësimi i masave: Rama njofton hapjen e këtyre qyteteve të vendit

Kryeministri Rama në një video-mesazh u ka bërë thirrje qytetarëve se deri në daljen e vaksinës duhet të jemi vigjilentë. Qeveria ka planifikuar lehtësimin e masave dhe hapjen për lëvizjen e qytetarëve gjatë kësaj faze të dytë të luftës me pandeminë e koronavirusit. Në qytete të caktuara do të ketë lehtësim të madh të masave.

Rama solli shembull Gjirokastrën dhe të Dibrën, dy qytete që deri më tani nuk kanë asnjë rast infektimi. Ndërsa në qytete të tjera, si Kruja ku është rritur numri i të infektuarve, nuk do të ketë lehtësim të masave shtrënguese.

“Faza dytë e strategjisë sonë të luftës me armikun e padukshëm nuk ndryshon shumë nga vendet e tjera. Por qasja jonë në këtë fazë do të jetë pak më e ndryshme taktikisht sesa në shumë vende të tjera. Po filloj duke ju përsëritur virusi nuk ikën sepse ne rrimë mbyllur. Kur rrimë mbyllur, virusi nuk na vret dot, por do na vriste po të mos mbylleshim. Ai është aty, prapa derës së secilit prej nesh dhe sapo e hapim derën e vendit tonë, për të dalë, jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na go dasë përsëri.

Ndajeni mendjen top se deri kur të dalë vaksina ne duhet të jemi në çdo moment të vëmendshëm që të mos god itemi prej tij. Duhet ta mbledhim mendjen se deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do jetë si më parë. Shqipëria, rajoni, bota nuk do të jenë si më parë pa u zhdukur ky armik i shëndetit, i ekonomisë, i lirisë. Për të ruajtur veten, ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik, por as nuk mund të rrimë mbyllur pafund, pa mundur të gjenerosh të ardhura për familjen.

Si i bëhet? I bëhet tamam si ajo shprehja ‘luan macja me miun’, ku miu s’rri dot pa dalë nga vrima se ngordh, por kur del e ka mendjen jo vetëm të ushqehet, por edhe të mos kthehet në ushqim për macen. Ne do të kishim pasur fatin e miut të pavëmendshëm nëse nuk do të ishim kaq të shpejtë dhe të vëmendshëm që kur ky armik na erdhi në derë, si një mace e egër, në kërkim të ushqimit në trupat tanë. Ne do të përdorim një taktikë. Do të hapemi me kujdes, por jo në një kohë. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë, hyjnë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht, numri i të vde kurve dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në raport me atë të infektuarve sepse masat shtrënguese kanë funksionuar më së miri deri këtu.

Nëse hapemi kudo njësoj dhe njëkohësisht, ne rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut. Në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku risku është shumë i ulët, mund të kemi më shumë lehtësim të masave, ndërsa në një zonë si Kruja për momentin asnjë lehtësim, apo në një zonë si Tirana apo Durrësi një lehtësim të moderuar. Brenda disa bashkive mund të letësojmë shumë lëvizjen në territorin përkatës. Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj si në zonat ato me risk të ulët me ato në risk të lartë”, u shpreh kryeministri.