Lajme Javore

Informohu i pari

Legjenda botërore i jep mesazhin rrënqethës për Putinin/ Kemi të njëjtën biologji, uroj që rusët t’i duan fëmijët e tyre

Këngëtari i shquar britanik Sting po mbështet popullin ukrainas. Artisti ka postuar një video të këngës së tij “Russians” në faqen e tij në Instagram.

Kompozimi është bërë gjatë Lu ftës së Ftohtë. Në veçanti, ai flet për kërc ënimin e një sulmi bërt hamor dhe gjithashtu ka një varg në të cilin autori pyet rusët “nëse i duan fëmijët e tyre”, duke aluduar për ndikimin negativ të l uftës nga të dyja palët. Sipas Sting, tani kënga është përsëri aktuale.

“Shpresoj se edhe rusët i duan të tyret fëmijë,

Pavarësisht nga ideologjia, kemi të njëjtën biologji!

Ndaj ajo që mund të na shpëtojë, mua, ty, ne,

Është nëse edhe rusët i duan të tyret fëmijë!

“Unë e kam interpretuar rrallë këtë këngë që kur u shkrua, sepse kur rë nuk e mendoja se do të ishte përsëri aktuale. Por në dritën e vendimit të përgjakshëm dhe tinëzar të një njeriu për të v rarë fqinjët e tij paqësorë, kënga është përsëri një thirrje për njerëzimin.” shkroi Sting nën postim.

“Për guximtarët ukrainas që po luftojnë për popullin e tyre kundër tiranisë mizore, si dhe për rusët që po protestojnë kundër arrestimeve dhe burgosjeve. Ne, secili prej nesh, i duam fëmijët tanë. Ndalojeni luftën”, ka shkruar artisti.

Në postim, këngëtari ka lënë edhe detaje për ndihmë financiare për ukrainasit dhe u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të ndihmojnë.