Lajme Javore

Informohu i pari

Le kostumin, rikthehet në punë si mjek/ Gjesti i madh i kryeministrit të Irlandës

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh.

Ai ka lënë për momentin kostumin e kreut të qeverisë për të veshur atë të mjekut në mënyrë që t’ju vijë sa më mirë në ndihmë qytetarëve të tij gjatë luftës me COVID-19.

41-vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.
Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan.

Republika e Irlandës numëron deri tani 5000 raste me Koronavirus dhe 150 viktima.