Lajme Javore

Informohu i pari

Lajme të zeza nga Gjermania/ Uji s’ka lënë gjë në këmbë, 80 persona kanë humbur jetën dhe 1300 të tjerë nuk gjenden





Thellohet bilanci i vik timave nga përmbytjet masive në Gjermani. Mësohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 80 persona, ndërkohë që 1.300 të tjerë rezultojnë të humbur.

Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të go ditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën. Ndërkohë shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë. Holanda gjithashtu është go ditur gjithashtu keq, me përmb ytjet e lumenjve të dë mtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.