Lajme të mira nga Kina, stabilizohet situata, presidenti viziton Wuhanin
Koronavirusi është përhapur gjerësisht dhe raste të reja vazhdojnë të shtohen në nivel global veçanërisht në gjendje kri tike është situata në shtetin fqinj, Itali.
Virusi, i njohur si Covid-19, tani ka infektuar afër 113,000 njerëz në të gjithë botën dhe rezulton në më shumë se 4,000 vde kje deri në këto momente.
Pjesa më e madhe e këtyre rasteve ndodhen në Kinë ku dhe u shfaq fillimisht ky virus por fatmirësisht në Kinë shkalla e infeksionit është ngadalësuar dhe situata po stabilizohet.
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë një gjest i cili dëshmon përmirësimin e situatës në vend pasi ka vizituar edhe vendin ku për herët të parë shpërtheu virusi, Wuhanin.
Udhëtimi i tij vjen pasi autoritetet kineze raportuan se është shënuar dita e tretë në vend ku nuk është evidentuar më asnjë rast i ri jashtë provincës së Hubeit, ku Wuhan është kryeqyteti.
Nga 80.754 pacientë në gjithë vendin, gati 60,000 janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.
Vende të tjera aziatike si Koreja e Jugut gjithashtu kanë filluar të shohin një ngadalësim të përhapjes së virusit.
Koreja e Jugut, e cila ka realizuar më shumë se 190,000 teste si pjesë e një programi falas për kontrollimin mbarëkombëtar, regjistroi numrin më të ulët të rasteve të konfirmuara ditore të virusit sot.
Një shenjë që tregon se vendi mund të ketë “kaluar kulmin” e shpërthimit, tha për CNN Ministri i Shëndetit të Koresë së Jugut, Park Neunghoo.
Situata paraqitet e komplikuar momentalisht në kontinentin Evropian dhe në SHBA ku vazhdon përhapja e virusit dhe evidentimi i rasteve të reja.