Lajme Javore

Informohu i pari

Lajme të mira/ Ajo që ndodhi në Gjermani nuk do ndodhë në Shqipëri: Por keto zona mund të preken më shumë nga shiu





Dita e hënë do të jetë me reshje lokale shiu, por në disa zona me sh trëngata. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për 24 orët e ardhshme.

Më poshtë, parashikimi i motit për ditën e hënë: Reshjet

Ditën e hënë në qarkun Kukës priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).