Lajme Javore

Informohu i pari

Lajme të këqija/ Kufiri me Greqinë i mbyllur deri në këtë datë: Ja dhe rregullat e reja që duhet të ndiqni për të udhëtuar

Autoritetet greke ka vendosur qgRE edhe për 10 ditë të tjera, Greqia do të jetë shtet i ndaluar për shqiptarët.

Vendimi i njoftuar nga pala greke, sqaron se pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë mbyllur deri në datën 24 maj. Lëvizje të kufizuara, do të kryhen vetëm përmes Kakavijës në orarin 07:00 me 19:00.

Në këtë hark kohor do të lejohen të kalojnë vetëm 400 persona në ditë dhe këtë të drejtë e kanë vetëm ata që kanë leje qëndrimi apo nënshtetësi greke.

Ata duhet të disponojnë këto dokumente: -Pasaportë greke ose pasaportë shqiptare me leje qëndrimi

-Të kenë bërë të dy va ksi nat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaks inës së fundit.

-Të kenë me vete certifikatë vak sinimi nga autoritete shtetërore ose e-albania në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i va ksinës, data e kryerjes së v aksinave.

-Në rast se nuk kanë v ak sinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.

Ndërkohë autoritetet kanë vendosur të ndalojnë hyrjen në Greqi të shtetasve shqiptarë që duan ta vizitojnë vendin fqinj për arsye turistike, por edhe pune sezonale.

Pas gati një viti nën pushtetin e pandemisë, Greqia njoftoi heqjen e masave kufizuese dhe çeljen e sezonit turistik.