Lajme Javore

Informohu i pari

Lajme të këqija/ Banka e Shqipërisë del me humbje, s’ka më para për buxhetin

Për herë të parë në historinë e saj Banka e Shqipërisë ka dalë me humbje. Sipas pasqyrave financiare, humbja për vitin 2021 rezulton 15.8 milion euro.Goditja kryesore në shpenzimet e saj ka ardhur nga normat negative të interesit që paguan pranë Bankës Qëndrore Europiane për rezervën valutore.Në total banka ka paguar 10 milion euro për mbajtjen e 4.8 miliard euro rezervë. Edhe të ardhurat nga intrumentat e investimeve në kreditë 1 ditore që u jep bankave të nivelit të dytë kanë rënë për shkak të uljes së normës së interesit.Përballë kësaj tabloje, shpenzimet për institucionin e Bankës së Shqipërisë janë shtuar në vite.

Pagesat për personelin janë rritur me 500 mijë euro vitin e fundit dhe me 1.2 milion prej vitit 2013, kur ky institucion numëronte 504 punonjës, nga 609 që ka sot.Në total banka mban të ngrira 25 milion euro koletaral për kreditë e dhëna punonjësve, ku vetëm vitin e fundit kredia e disbursuar ishte 1.5 milion euro.Një tjetër faturë e lartë është edhe pagesa për punimet e Hotel Dajtit, pronë e blerë nga banka që do të përdoret për vendosjen e zyrave të saj.Një vit më parë u shpenzuan 5.6 milion euro për financimin e rikonstruksionit të godinës. Kjo është hera e parë që banka qëndrore nuk do të transferojë fitim në buxhetin e shtetit.Një dekadë më parë fondi që banka jepte në buxhet ishte afro 40 milion euro, ndërsa vitet e fundit është reduktuar në 11.5 milion euro në 2021 dhe 4.7 milion euro gjatë pandemisë.