Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm shprese nga Italia, 104-vjeçarja shërohet plotësisht nga koronavirusi

Një e moshuar 104-vjeçare ka fituar betejën me koronavirusin pas disa ditësh e shtruar në spital. Ajo është një nga të mbijetuarit më të vjetër të kësaj pandemie në botë dhe historia e saj është edhe më e jashtëzakonshmja.

Ada Zanusso, e lindur në vitin 1916, jeton prej disa vitesh në një azil pleqsh në Lessona, në zonën Biella, e cila javët e fundit është rrënuar nga njëzet vdekje në mesin e miqve të saj, ‘krimi’ më i madh i Covid-19 në një shtëpi të moshuarish.

E moshuara me origjinë nga Veneto, në 1947 u zhvendos në provincën e Biella me burrin e saj dhe katër fëmijët.

Pavarësisht se ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore, disa vjet më parë, pasi theu njërën këmbë preferoi të qëndronte në një azil pleqsh.

Aty shumica e miqve të saj humbën jetën nga koronavirusi, gjë e cila e shkatërroi.

Por fatmirësisht ajo vetë ia doli duke mposhtur virusin që ka gjunjëzuar shtetin e saj, Italinë. Në vendin fqinj numërohen mbi 14,500 të vdekur dhe numri i të infektuarëve ka shkuar mbi 119 mijë.

Burimi: LA repubblica | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA