Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i zi/ Infermierja shqiptare jep shpirt papritur në muajin e 7-të të shtatzënisë: Ishte vetem 34-vjece





Aida Perdoda, njc infermiere 34-vjeçare nga Lezhe ka humbur jetën në muajin e shtatë të shtatzënisë. Shkak për këtë është bërë arre sti kardiak.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, me anë të një statusi në rrjete sociale.

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.