Lajm i mirë, ulet sërish numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit janë shënuar 29 raste me koronavirus, duke e çuar numrin në total të të infektuarëve në 663.
Gjithashtu u raportua se 29 pacientë janë shëruar. Mirëpo përveç kësaj,një lajm tjetër i mirë është se ka rënë sërish numri i personave të shtruar në spitalet Covid.
Mësohet se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.