Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i mirë/ Ishte në gjendje të rëndë, kompozitori i madh kalon më të keqen

Më në fund një lajm i mirë dhe që e prisnim me shumë interes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotmë ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.Manastirliu ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë dhe duket se ia kanë dalë mbanë me shumë sukses, duke qenë dhe një moment delikat për jerën e Dizdarit.“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë.

Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur.“Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat.“Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.