Lajm i mirë/ Arbërishtja tani gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo
Këshilli Rajonal i Abruzzos ka votuar sot për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për kryetarin e bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo, i cili, sipas tij, inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, “që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë”.
“Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet”, ka shkruar presidenti Meta në Facebook.
“Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët”, ka shtuar ai.