Lajm i mirë/ 90-vjeçarja nga Hasi shërohet nga koronavirusi
Edhe vendin ynë është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Por së fundmi një lajm i mirë ka ardhur. Një grua 90-vjeçare ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin dhe tani gëzon shëndet të plotë.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama ka shkruar se nënë Nifja nga Hasi plot 90 vjeçe është shëruar nga koronavirusi.
Postimi i Ramës:
LAJM I MIRË: NONË NIFJA NGA HASI, PLOT 90 VJEÇ, U SHËRUA🤩 TANI EDHE 120 TË PAKTËN O NON, SE 100 NUK BOHET LLAF.
Krahas këtij postimi, Rama ka publikuar edhe një foto të gruas 90-vjeçare nga Hasi.
Kujtojmë këtu se në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.