Lajm i hidhur nga Britania/ Humbin jetën 3 shqiptarë prej Koronavirusit

Raste të tjera shqiptarësh që kanë humbur jetën nga Koronavirusi në botë.
Këtë herë lajmi i keq vjen nga Anglia.
Ndërsa numri i personave të infektuar në Britani ka shkuar në 47,806 janë regjistruar edhe 4,934 viktima.
Mes personave që kanë humbur jetën për fat të keq janë edhe 3 shqiptarë.
Raportimi është bërë nga gazetari shqiptar në Londër, Petrit Kuçana.
Në Britani numri i viktimave nga Coronavirus ka shkuar në 4934 prej të cilëve 3 janë shqiptarë.
Kështu shkruan Petrit Kuçana në një postim në Facebook.