Lajme Javore

Informohu i pari

LAJM I FUNDIT/ E gjithë Italia futet në karantinë, askush nuk lejohet të dalë prej saj

Zona e kuqe është shtrirë në të gjithë Italinë: midis masave që shtrihen në të gjithë territorin kombëtar janë edhe mbyllja e të gjitha shkollave deri më 3 prill, si dhe bllokimin e të gjitha ngjarjeve sportive kudo.
Njoftimi u bë në një konferencë për shtyp nga Kryeministri Giuseppe Conte, pas një takimi që zhvilloi me mazhorancën.

Ne kemi marrë një vendim të ri. Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është të ndryshojmë zakonet tona, edhe unë e kuptoj këtë. Këto janë zakone që në mënyrë të arsyeshme mund të ndryshohen me kalimin e kohës në dritën e rekomandimeve tona, por nuk ka kohë. Ne kemi një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, njerëz të shtruar në spital dhe të vde kur.

Zakonet tona prandaj duhet të ndryshohen tani dhe të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirën e Italisë. Duhet ta bëjmë atë tani dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku dhe përshtatemi menjëherë në këto rregulla më të rrepta.
Burimi: fanpage.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania