Lajme Javore

Informohu i pari

Laboratori ku dyshohet se doli koronavirusi, dalin pamjet e rralla brenda tij

Pamjet e rralla kanë treguar shkencëtarët që kryejnë kërkime në një laborator të viruseve Wuhan ku mendohet se doli edhe koronavirusi.

Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vd ekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës globale.

Teoritë befasuese pohojnë se virusi është krijuar nga një laborator në Kinë që është edhe me nivelin më të lartë të biosigurisë.

Një video e transmetuar nga televizioni shtetëror kinez CCTV në shkurt ofron një paraqitje të shkurtër në institut. Laboratori është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze dhe u përfundua në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në vitin 2018.

Në pamje, një studiues, i quajtur Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma përpara se të hynin në pjesën thelbësore të laboratorit.

Thuhet se laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një “kuti” me viruse dhe një dhomë për “shpërndarjen” e kafshëve. Studiuesi Zhang tha se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas.