Lajme Javore

Informohu i pari

Ky po që është shtet/ Gjermanët mund të udhëtojnë në gjithë vendin vetëm me 9 euro në muaj

Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të mund të udhëtojnë brenda vendit për vetëm 9 € në muaj, në një përpjekje për të përballuar koston në rritje të jetesës.I gjithë transporti lokal dhe rajonal në trena, autobusë dhe metro përfshihet në nismën e qeverisë. Edhe pse bileta prej 9 € nuk përfshin udhëtimet ndërqytetëse, është e mundur të udhëtosh duke përdorur trenat rajonalë.Biletat e lira synojnë gjithashtu t’i bëjnë njerëzit të reduktojnë përdorimin e makinave të tyre.

Megjithatë, taksa e karburantit është ulur gjithashtu me rreth 30 cent për litër për benzinën, duke ulur çmimet nën 2 euro.Taksa është ulur në minimumin e BE-së për tre muajt e ardhshëm, kështu që çmimet e naftës gjithashtu po ulen me rreth 14 cent për litër.Disa masa të tjera janë duke u marrë për të lehtësuar rritjen e kostos së jetesës: Ata që janë në punë do të marrin një zbritje prej 300 € për kostot e energjisë në vjeshtë, do të ketë një bonus prej 100 € për çdo fëmijë në korrik, njerëzit me përfitime të tjera sociale do të marrin gjithashtu 100 €.