Lajme Javore

Informohu i pari

Ky eshte perberesi i cili e ka pas bere supen me kos te gjyshes plot shije

Ndoshta keni provuar ta përgatisni shpesh supën me kos. Kjo është receta e vetme që vjen nga arkiva e gjysheve, prej të cilët duhet të mësojmë të gjitha.

Përbërësit:

1 filxhan çaji oriz.

2 filxhanë kos.

1 qepë të vogël.

3 fletë nenexhiku (mente).

1 lugë gjelle salcë domate.

Kripë.

Piper të zi.

Përgatitja:

Merrni 1 filxhan çaji me oriz dhe hidheni në tenxhere. Mbulojeni me ujë të ftohtë, deri në sipërfaqen e orizit.

Lëreni të ziejë sa të pijë ujin. Në një tas hidhni 2 gota me kos dhe rrihini bashkë me pak ujë. Hidheni tek orizi i zierë, sa të marrë një valë dhe hiqeni nga zj. arri.

Në një tigan skuqni një qepë të vogël, sa të marrë ngjyrën karakteristike. Hidhni një lugë salcë domate, pak ujë të ngrohtë, gjethet e nenexhikut, kripë, piper të zi, lëreni të marrë pak valë dhe hidheni tek supa. Lëreni sa të valojë pak.

Sipas dëshirës, hidhni edhe lëng limoni.