Lajme Javore

Informohu i pari

Kuvendi miraton shtyrjen e gjendjes së ‘fatkeqësisë natyrore’ deri në 23 qershor

Para disa ditësh u njoftua propozimi i qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Propozimi është shtruar sot në parlament dhe u vendos shtyrja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore si pasojë e pandemisë së koornaviursit.

Parlamenti miratoi shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore me 91 vota pro, pesë kundër dhe tre abstenim.

Disa deputetë të opozitës dhe Maxhoranca kanë votuar, për të shtyrë gjendjen deri në 23 qershor të këtij viti.

Pjesë nga vendimi:

Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020.