Lajme Javore

Informohu i pari

Kur u bëmë ne shqiptarët kështu/ Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares

Në Pejë, të martën u kremtua Festa e Abetares, një festë që pritet gjithë vitin nga fëmijët e klasës së parë dhe është një nga gjërat më të rëndësishme për ta.Por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera, nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë. Ata u vendosën paksa më lart dhe ishin krejt të ndarë.Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi.Po ashtu e njëjta tha se kjo ishte dhe dëshirë e nxënësve. Në fakt, nuk ishte kështu aspak.

Klan Kosova ka intervistuar fëmijët e pakicave dhe i ka pyetur pse ishin vendosur aq lart.Ata u përgjigjën se do donin të ishin më në qendër, si të gjithë fëmijët, por mësuesja i kishte porositur të mos lëviznin nga vendi. Kaq e thjeshtë ishte situata.Video e publikuar nga Klan Kosova është një lajm shumë i keq për ne shqiptarët. Ne nuk jemi gatuar kështu. Nuk i trajtojmë kështu pakicat kombëtare. Madje, askënd në botë. Jemi njësoj.