‘Kur pashë ata sy të kaltër…’, Alketa tregon nga njohja me bashkëshortin tek fëmijët
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu pak kohë pas suksesit të saj në moderimin e Sanremos, ka dhënë një intervistë për një revistë iltaliane, ku ka zbuluar më shumë për jetën e saj private.
Alketa ka treguar se me bashkëshortin është njohur kur ishte 20 vjeçe dhe ra në dashuri sapo pa sytë e tij të kaltër.
“E kam njohur kur vendosa të blija shtëpinë për prindërit e mi kur isha 20 vjeç. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte konstruktor i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë nje takim dhe kujtoj që ai uli syzet dhe unë pashë ato sy bojëqielli të bukur. Për 9 muaj deri në pagesën e kredisë nuk ndodhi asgjë, më pas filloi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës sime”, ka treguar Alketa.
Për fëmijët, Alketa ka treguar se me ta sillet si një shoqje e ngushtë.
“Jam një nënë pop, ndonjëherë bëhem fëmija i tretë i shtëpisë. Nikol tashmë është 13 vjeçe dhe më pëlqen që është shoqja ime e ngushtë. Çmendem pas tim biri Lionel që më ngjan shumë. Është shumë i ëmbël, spontan dhe plot energji”, është shprehur Alketa.