Lajme Javore

Informohu i pari

Kujdes/ “Mos i rezervoni pushimet verore”, paralajmërimi i fortë i Presidentes së KE: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin shumë muaj, ndoshta deri…

Presidenitja e KE-së Ursula Von der Leyen ka paralajmëruar njerëzit të mos planifikojne pushime verore kete vit. Sipas saj, nuk ka ende te dhena te sakte se per sa kohe do te jemi nen ndikimin e pandemise nga koronavirusi ne zonen europiane. ursula

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha gazetës gjermane Bild se ajo “do të këshillonte të gjithe te prisnin dhe te mos benin prenotime, raporton The Sun.

Ajo tha: “Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin përpara se të bënin planet për pushime. Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht. Do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm”- ka thene ajo.

Paralajmërimi vjen ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi që BE të mbetej e mbyllur deri në shtator.

Pushuesit britanikë që shpresojnë të udhëtojnë në Spanjë këtë verë janë paralajmëruar se duhet te presin.