Kthehen i ftohti, shiu e bora në Kosovë — parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Fundjava me mot më të ftohtë, reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot me diell, në mëngjes ngrica e gjatë ditës temperaturat në rritje
Një front i ftohtë që po zbret nga veriu i kontinentit mbi rajon, ditëve të fundjavës do të sjell mot më të ftohtë me të reshura shiu gjatë ditës së shtunë, e ditën e diel shiu pritet të shndërrohet edhe në borë, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e hënë fusha anticiklonike nga Skandinavia shtrihen në lindje të rajonit, të cilat kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.
“Mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë në rajon, orëve të mëngjesit do të krijohen kushte për ngrica, e gjatë ditës temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare”, thekson PW.
“Për shkak të qarkullimit të mjaftueshëm ajror në fundjavë cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe do të luhatet në vlera të mira dhe mesatare”, njofton PW.
Parashikimi për periudhën 14–18 mars:
14.03 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mbrëmje priten reshje shiu, që gjatë natës mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinore-malore borë.
15.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shndërrohen në borë
16.03 – Në mëngjes ngrica, vranësirat do të shpërndahen. Ditën kryesisht me diell.
17.03-18.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, ditën më butë.
Temperaturat minimale do të do të zbresin nga 5C deri në -1C, në fillim të javës së ardhshme. Maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 6C, nga e hëna me rritje graduale në 9C deri 13C.
Era do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.