Lajme Javore

Informohu i pari

Kryeministri i vendit Evropian jep lajmin e mirë/ Në 2 dhjetor i japim fund karantinës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka konfirmuar se Anglia do të përfundojë karantinën e cila ka nisur më 5 nentor në datën 2 dhjetor. Zyra e Johnson tha se qeveria ka në plan të përdori një sistem me 3 nivele kufizuese në varësi të personave që rezultojnë të prekur nga covid-19. Një nivel alarmi “mesatar” kërkon që restorantet dhe pub-et të mbyllen në 10:00. Ndërkohë, niveli “i lartë” parandalon njerëzit të mblidhen në shtëpi me askënd që nuk është nga familja e tyre.

Në zonat e vëna nën një alarm “shumë të lartë”, pub-et dhe baret mund të qëndrojnë të hapura dhe të shërbejnë alk   ool, por njerëzit këshillohen të mos udhëtojnë brenda ose jashtë atyre zonave. Sidoqoftë, qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se pa kufizime rajonale virusi do të prekte shumë qytetarë, përpara se planet për shpërndarjen e vaksinave dhe testimin masiv të kenë kohë për të hyrë në fuqi.