Lajme Javore

Informohu i pari

Kryeministri grek bisedë telefonike me Edi Ramën, flasin për koronavirusin dhe hapjen e kufinjve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mëngjesin e sotëm ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama raportojnë mediat greke.

Ata shkruajnë se dy kryeministrat kanë diskutuar rreth masave të marra dhe ecurinë në dy vendet respektove për koronavirusin.

Pjesë e bisedës ka qenë edhe diskutimi për politikën e daljes për heqjen graduale të masave kufizuese dhe rivendosjen e lidhjes midis dy vendeve fqinje.

Zyrtarë të qeverisë shqiptarë më herët kanë deklaruar se në fundjavë mund të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë