Kriza e Koronavirusit/ Sezoni turistik 2020 në Greqi do të fillojë gradualisht nga korriku
Sipas autoriteteve vendase në Greqi është mësuar se sezoni turistik i këtij viti nuk do të mund të fillojë para korrikut, por edhe pas një rihapje të mëvonshme, deklarohet që turistët duhet t’i përmbahen protokolleve të shëndetësisë.
GREQI – Greqia është një ndër vendet e Ballkanit ku koronavirusi është shtrirë gjerë pothuajse në çdo rajon, duke rritur bilancin e të infektuarëve dhe të të vd ekurve çdo ditë.
Por izolimi dhe mbyllja totale gjithë bizneseve ka bërë që ekonomia vendase të gotitet rëndë.
Ndërkohë që ende kufijtë mbeten të mbyllur në përpjekje të zhdukjes së koronavirusit, krerët e pesë grupeve më të mëdha të hoteleve në Greqi kanë bërë me dije se sezoni i turizmit për vitin 2020 nuk do të nis para korrikut.
Por kjo do të ndodh derisa në vend të lehtësohen maskimalisht masat për Covid-19. Megjithatë ata nuk lënë pa përmendur që edhe me nisjen e sezonit të gjithë qytetarët duhet t’i përmbahen protokolleve shëndetësore për t’i bërë turistët të ndjehen të sigurt.
Megjithatë deri në atë po shqyrtohet nga autoritet se cilat biznese e hotele mund të hapen pasi është e qartë që pas një situate të vështirë s’do hapen të gjitha zonat.Megjithatë hotelierit shprehen të kënaqur me masat që ka marrë Qeveria greke, por bënë thirrje për më shumë zbritje të taksave.