Lajme Javore

Informohu i pari

Kriset përfundimisht miqësia mes Ilirit dhe Sabianit/ Këngëtari nuk i shkon në dasëm, as nuk e uron

Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela janë martuar pasditen e sotme sërish. Martesën e ka celebruar kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa shoqërues të tij Iliri ka zgjedhur Ermal Mamaqin.Dasmën fituesi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur ta bëjnë buzë detit në Durrës nën ngjyrat e mrekullueshme që perëndimet falin, ashtu siç e kishte paralajmëruar, në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.Andaj balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily.

Përvec familjarëve të tyre, cifti kishte ftuar në këtë ceremoni buzë detit edhe shumë personazhe të njohur në Shqipëri dhe sigurisht miq të tyre.Ra në sy mungesa e Sabianit. Ai mungoi në dasëm, madje nuk e uroi fare atë qê e quante miku i tij i shtrenjtë, vëllai im i mirë. Gjërat duket se nuk kanë ecur njësoj jashtë Bigut.